Home / Lajmet / Lajmet e fundit / OEMVP nënshkruese e deklaratës për partneritet dhe veprim “Përkushtim i përbashkët për formalizimin e ekonomisë joformale në RMV”

OEMVP nënshkruese e deklaratës për partneritet dhe veprim “Përkushtim i përbashkët për formalizimin e ekonomisë joformale në RMV”

OEMVP nënshkruese e deklaratës për partneritet dhe veprim “Përkushtim i përbashkët për formalizimin e ekonomisë joformale në RMV”

Kryetari i OEMVP-së, z. Nuhi Aliu, së bashku me Drejtorin Ekzekutiv, z. Durim Zekiri, morën pjesë në Konferencën Vjetore të organizuar nga Ministria e Financave e RMV, me temë “Formalizimi i ekonomisë joformale: Përmes bashkëpunimit drejt suksesit”

Ky aktivitet mblodhi përfaqësuesit më të lartë të Qeverisë, odave ekonomike, organizatave të punëdhënësve, sindikatave, si dhe përfaqësues të komunitetit akademik, me synimin për të adresuar sfidat që lidhen me ekonominë joformale dhe për të diskutuar zgjidhje konkrete për rritjen e transparencës dhe konkurrencës së drejtë në treg.

Zvogëlimi i ekonomisë gri (joformale), minimizimi i korrupsionit dhe konkurrencës jo lojale, si parakusht i konkurrueshmërisë së shëndoshë ekonomike, është pikë strategjike e kahmotshme e OEMVP-së dhe përbën një nga prioritetet kryesore të angazhimit të saj institucional.

Gjatë konferencës, u nënshkrua deklaratë partneriteti dhe veprimi ndërmjet palëve pjesëmarrëse. Kjo deklaratë për parime bazë ka avancimin e rregullativës ligjore, mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve, përmirësimin e shërbimeve publike, stimulimin e formalizimit nëpërmjet mbështetjes së NVM, si dhe punëtorëve joformal, krijimi i politikave inkluzive e kështu me radhë.

OEMVP mbetet e përkushtuar të kontribuojë aktivisht në iniciativa të tilla dhe të mbështesë çdo proces që nxit transparencën, konkurrencën e ndershme dhe zhvillimin afatgjatë të ekonomisë. Në këtë drejtim, Oda lobon për minimizimin e korrupsionit dhe konkurrencës jolojale, për zvogëlimin e shkallës së ekonomisë gri në RMV, e cila përbën përqindje të lartë të BPV së vendit, nëpërmjet kërkesave të kahmotshme konkrete.

2