OEMVP ndihmon kompanitë në mobilizim të fondeve

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore organizoi info-sesion për kompanitë, në të cilin u prezantua Ligji për përkrahje financiare të investimeve. Kjo ngjarje u realizua në bashkëpunim me kompaninë anëtare dhe njëkohësisht partner strategjik i Odës, SEG Holding.

Në po të njejtin info-sesion kompanitë u informuan rreth procesit të aplikimit për ndihmë financiare, cilat investime përkrahen, dokumentet e nevojshme për aplikim, afatet e aplikimit dhe problematika të ndryshme.

OEMVP do të qëndrojë gjithmonë pranë bizneseve duke Ju ndihmuar për mobilizim të fondeve, që do të rezultojë në kryerjen e veprimtarisë së tyre me sukses.