Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore vlerëson lart bashkëpunimin e frytshëm me Odat rajonale, sot u realizuar takim me përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës.
Në frymën e bashkëpunimit të deritanishëm kemi nderin të flasim për aktivitetet e përbashkëta për të ndihmuar sektorin e biznesit sidomos në periudhën e pandemisë dhe periudhën post-covid, iniciativat për heqjen e barrierave doganore dhe lehtësimin e lëvizjes së kompanive.
Bashkëpunimi në mes shteteve fqinje është fundament për të arritur që të fuqizohemi në tregun rajonal dhe atë evropian, pasiqë shtetet me treg të vogël dhe ekonomi shumë të hapur janë të ndishme, andaj bashkëpunimi ndër rajonal është mënyrë e tejkalimit të barierave.







