24.09.2021 – OEMVP e mirëpriti kryetarin e VMRO-DPMNE-së z. Hristijan Mickoski dhe përfaqësues të tjerë të lartë të partisë, në suaza të takimeve ku edhe prezantohet platforma për zhvillimin ekonomik lokal të RMV-së.
Kryetari i OEMVP-së z. Nebi Hoxha në këtë takim potencoi që lufta kundër korrupsionit, sundimit të së drejtës por edhe elementet tjera siç janë infrastruktura, reformat institucionale, transparenca dhe llogaridhënia etj, janë kyçe për mundësimin e kushteve nëpërmjet të cilave do të stimulohet zhvillimi ekonomik.
Gjithashtu z. Hoxha u shpreh se pret nga partitë politike të reflektojnë mbi këtë platformë të OEMVP-së, sepse konsutlimi më sektorin e biznesit është mënyra më e mirë për identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve me të cilat biznesi dhe ekonomia përballohen. Ai shtoi se zgjedhjet lokale janë mundësia e vërtetë për partitë politike të tregojnë që janë për bashkëpunim me biznesin me qëllim të arritjes së një suksesi të përgjithshëm ekonomik për qytetarët dhe shtetin në përgjithsi.
Nga ana e VMRO-DPMNE-së, z. Mickoski u shpreh se platforma e tyre me atë të OEMVP-së janë të ngjashme dhe se të dyjat kanë për qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve. Ai poashtu potencoi se janë të dedikuar për punë efikase dhe të përgjegjshme dhe se OEMVP paraqet partner për bashkëpunim në të ardhmen.
OEMVP nuk e ndërpret pjesëmarrjen e saj atje ku duhet të mbrohet interesi i biznesit, dhe se ky takim është pjesë e asaj iniciative.
OEMVP mirëpret edhe VMRO-DPMNE-në. Në fokus zhvillimi ekonomik lokal
