Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore realizoi mbledhjen e V-të të Këshillit Drejtues, të udhëhequr nga ushtruesi i detyrës së Kryetarit, z. Nuhi Aliu me prani të anëtarëve të KD, Kryetarit të Kuvendit, Kryetarit të Nderit si dhe Drejtorin Ekzekutiv z. Durim Zekiri.
Gjatë mbledhjes u shqyrtuan dhe u diskutuan një sërë çështjesh me rëndësi sa i përket realizimit të plotë të aktiviteteve të parapara në periudhën që vijon, e veçanërisht në kuartalin e fundit të vitit.
Me theks të veçantë u diskutua dokumenti “Platforma për Zhvillim Ekonomik Lokal të Maqedonisë së Veriut”, i përpiluar tradicionalisht nga OEMVP me rastin e Zgjedhjeve Lokale të vitit 2025. Platforma përfshin një sërë masash strategjike prioritare, të cilat synojnë të kontribuojnë në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik dhe përmirësimin e kushteve për komunitetin e biznesit. Dokumenti do të prezantohet para kandidatëve për kryetar të komunave, me qëllim që këto masa të integrohen në programet e tyre zgjedhore dhe të shërbejnë si bazë për krijimin e politikave lokale zhvillimore.
Vazhduan edhe diskutimet për aktivitetet që do realizohen në kuadër të 20-vjetorit të themelimit të OEMVP-së, ku aktivitetet e radhës janë takimet me bizneset në qytetet përkatëse.
Ngjarja tradicionale “Top 100™”, e cila këtë vit organizohet për herë të 16të, do mbahet në kuartalin e tretë të vitit, ndërkaq OEMVP sipas traditës do të vazhdon të promovojë kompanitë më të suksesshme në RMV.
OEMVP do të vazhdojë të jetë partner i besueshëm i bizneseve në drejtim të përfaqësimit dhe mbrojtjes së interesave të tyre.