Home / Uncategorized / Fitore historike për OEMVP. Gjykata Kushtetuese anulon Tatimin Solidar

Fitore historike për OEMVP. Gjykata Kushtetuese anulon Tatimin Solidar

Fitore historike për OEMVP. Gjykata Kushtetuese anulon Tatimin Solidar

Sot, Gjykata kushtetuese, solli vendim në favor të OEMVP-së, lëndë ankimuese, të cilën edhe zyrtarisht Oda e dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese me datë 25.10.2023.

Në konferencë për shtyp, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese,  z.Darko Kostadinoski, u shpreh se kompanitë kanë afat deri në 5 vite, të kërkojnë që tu kthehen paratë, në rast se u është bërë padrejtësi.

OEMVP që në përgatitjet dhe miratimin e këtij ligji, ishte kategorike se e njëjta është kundër kushtetuese dhe me partnerët e saj “Lansky, Ganzger, Zeqiri + Partner Skopje”, dolën fitimtarë duke i mbrojtur si asnjëherë më parë, interesat e biznesit vendor dhe të anëtarësisë së saj.

Kryetari i OEMVP-së, z.Mendi Qyra, për të njëjtën vlerëson se, kjo është fitore e së vërtetës, dhe dëshmi për atë se, biznesi ka një mbrojtje të fuqishme karshi padrejtësive të cilat ndonjëherë u bëhen në vendin tonë.

OEMVP për më tepër se një vit, në të gjitha paraqitjet në media, ka kritikuar ashpër këtë ligj dhe ka bërë thirrje për sensibilizimin e të gjithë akterëve, me qëllim të parandalimit të penalizimit në mënyrë retroaktive të bizneseve dhe qytetarëve.