Home / Lajmet / Lajmet e fundit / Takim me Zëvendësministrin plotësues të financave Kire Naumov

Takim me Zëvendësministrin plotësues të financave Kire Naumov

26 Tetor 2016 – Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore sot realizoi takim me Zëvendësministrin plotësues të financave z. Kire Naumov. Në takim u diskutua për gjendjen aktuale parazgjedhore dhe ndikimin e krizës politike në bizneset në vend.

Gjithashtu u shqyrtuan edhe problemet me të cilat përballen kompanitë anëtare të OEMVP-së që janë të lidhura me kompetencat e Drejtorisë për të ardhura publike dhe Drejtorisë së doganave, siç janë lejet e ndryshme, aprovimet, procedurat, tatimet, inspekcione dhe kontrollet.

Në takimin e sotshëm u adresuan problemet e shkaktuara nga qeveria, me të cilat përballen anëtarët tanë gjatë periudhës së fushatës parazgjedhore, veçanërisht nga shërbime të caktuara shtetërore dhe lokale të inspektimit, si dhe llojet e tjera të kontrollit.

OEMVP theksoi se kompanitë nuk duhet të pësojnë nga jostabiliteti politik i vendit, dhe u propozuan masa konkrete për të parandaluar abuzimet e mundshme nga autoritetet shtetërore duke inkurajuar raportimin e çdo abuzimi apo keqpërdorimi nga ana e autoriteteve, presionet dhe mospërputhjet në zbatimin e ligjeve.

20161026_110638

20161026_110709

20161026_110701

20161026_110651

image-0-02-05-7005dc19f8ea89417539b5513cecfc01fd95c10824fee57c930d101ea7c3b484-v