OEMVP në takim me EVN-në

       Ky takim dhe takimet tjera, do të shërbejnë për bashkëpunimin ekonomik, sepse të dy palët janë të interesuara për këtë gjë, për të ndërtuar një partneritet konstruktiv të bazuar në parimin e reciprocitetit.

       Gjithashtu në këtë takim u diskutua rreth çmimit të rrymës elektrike, gjë për të cilën Oda jonë dhe EVN-ja kishin qëndrime të kundërta.

      EVN-ja dhe OEMVP-ja do të punojnë së bashku për interesat e kompanive dhe lehtësimet administrative gjatë kyçjes së një rrjeti dhe procedurave tjera administrative.

       Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri – Perëndimore EVN-në e sheh si një ndër investitorët më të mëdhenj të huaj dhe na kënaq fakti se në prioritetet strategjike të EVN-së  është përfaqësimi i drejtë i komunitetit shqiptar si dhe investimin që EVN-ja bën për të trajnuar dhe shkolluar elektro inxhinjer të rinj shqiptar në të ardhmen.

Në fillim të shtatorit, OEMVP-ja planifikon të organizojë takime në mes  drejtuesve të lartë të EVN-së, si dhe anëtarëve të OEMVP-së, me qëllim që të jenë më afër problemeve që hasin bizneset tona.

Comments are closed.