Home / Lajmet / Press / Infrastruktura e Korridorit VIII nuk është në nivelin e duhur

Infrastruktura e Korridorit VIII nuk është në nivelin e duhur

Infrastruktura e Korridorit VIII nuk është në nivelin e duhur

“Mungesa e infrastrukturës adekuate, ndikon shumë jo vetëm në pjesën Jug-lindore të vendit por këtu duhet potencuar që edhe Pollogu është i ndikuar nga mos pasja e një infrastrukture adekuate. Këto regjione të kësaj pjese të vendit, kanë edhe nivel të ulët të eksportit, ku si pasojë e mungesës së terminaleve doganore dhe infrastrukturës adekuate, kompanive u paraqiten kosto shtesë për transport dhe eksport të mallrave. Regjioni i Pollogut në vlerën e përgjithshme të eksportit të vendit, merr pjesë me 2.3% ndërsa në import me vetëm 3%. Natyrisht se nga ky korridor pëson i tërë shteti, për shkak se Shqipëria paraqet një alternativë më të lirë me portin e saj në Durrës, ku në krahasim me portin e Selanikut është më afër dhe më i përshtatshëm për bizneset tona”, deklaroi Durim Zekiri, nga OEMVP.

Deklaratën e plotë mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm:

RMV, me vite mbahet peng zhvillimi i segmentit të Korridorit 8 që e lidh me Shqipërinë – PORTALB