Home / Lajmet / Lajmet e fundit / Zhvillohet takim mes OEMVP dhe Zv.Ministrit së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Në fokus mbështetja e sektorit agro-industrial

Zhvillohet takim mes OEMVP dhe Zv.Ministrit së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Në fokus mbështetja e sektorit agro-industrial

Zhvillohet takim mes OEMVP dhe Zv.Ministrit së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Në fokus mbështetja e sektorit agro-industrial

10.02.2025, Shkup – Kryetari i OEMVP z. Mendi Qyra së bashku me Drejtorin Ekzekutiv z. Durim Zekiri, Kryetarin e Grupacionit për bujqësi dhe zhvillim rural z. Arben Halili  dhe nënkryetarin e Kuvendit, z. Kasam Zendeli u pritën në takim nga zv. Ministrii Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, z.Flakron Bexheti, ku u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit mes të dyja palëve, me qëllim krijimin e kushteve më të favorshme për bizneset që operojnë në këtë fushë.

Ky takim u fokusua në adresimin e sfidave me të cilat përballen bizneset e këtij sektori dhe identifikimin e masave konkrete për të mundësuar një zhvillim të qëndrueshëm e konkurrues.

Kryetari i OEMVP, z. Mendi Qyra, nënvizoi se Maqedonia e Veriut ka të gjitha parakushtet për të zhvilluar një sektor konkurrues bujqësor, por nevojiten masa mbështetëse më të fuqishme nga institucionet shtetërore për të rritur investimet, modernizuar teknologjitë dhe fuqizuar prodhuesit vendorë. Përfaqësuesit e OEMVP theksuan nevojën për mbështetje më të madhe nga institucionet, përmes subvencioneve dhe politikave efektive që do të stimulojnë prodhimin, përpunimin dhe eksportin e produkteve bujqësore.

Anëtarët e Odës shprehën shqetësimet dhe sfidat me të cilat përballen në aktivitetin e tyre të përditshëm, duke kërkuar mbështetjen e Ministrisë në adresimin e tyre. Nga ana e tij, zv. Ministri Bexheti konfirmoi gatishmërinë e institucionit për të shqyrtuar çdo iniciativë të propozuar nga Oda dhe për të punuar së bashku drejt zgjidhjeve që do të lehtësojnë zhvillimin e këtij sektori.

OEMVP mbetet e përkushtuar në fuqizimin e bashkëpunimit me institucionet shtetërore, në përputhje me Platformën për zhvillim ekonomik të RMV-së ku një ndër pikat kryesore është edhe “Bujqësia me ndikim real në ekonomi”.