Maison De Parfum, kompania anëtare e OEMVP, hap dyert për vizitë ekskluzive

12.02.2025, Shkup – OEMVP vazhdon të mbështesë dhe promovojë anëtarët e saj, duke krijuar mundësi të reja rrjetëzimi dhe bashkëpunimi. Në kuadër të kësaj, kompania anëtare e OEMVP-së, Maison de Parfum hapi dyert për një vizitë ekskluzive, ku pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen nga afër me brendin, të eksplorojnë koleksionet unike të parfumeve Premium dhe të përfitojnë oferta speciale të dedikuara ekskluzivisht për ta.

Kryetari i Odës, z. Mendi Qyra, në fjalimin e tij përshëndetës foli për rëndësinë e bashkëpunimit mes bizneseve dhe rolin e OEMVP-së në krijimin e mundësive të reja për zhvillim.

“Ngjarjet e këtilla janë thelbësore për forcimin e lidhjeve dhe iniciativave të reja që mund të krijohen mes bizneseve, si dhe për avancimin e mundësive të zhvillimit nëpërmjet bashkëpunimit dhe shkëmbimit të ideve”, theksoi z. Qyra para të pranishmëve.

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore mbetet e angazhuar në mbështetje të bizneseve anëtare, përmes iniciativave të veçanta me shërbimin “Anëtari për Anëtarin”. Ky program ofron mundësi për identifikimin e mundësive të bashkëpunimit, si dhe rritjen e qasjes në tregje të tjera, duke përdorur resurset dhe mundësitë që ofron rrjeti i gjerë i anëtarëve. Në këtë mënyrë, OEMVP jo vetëm që mbështet rritjen e bizneseve ekzistuese, por gjithashtu kontribuon në krijimin e mundësive të reja për inovacion dhe sukses të përbashkët.