Takim me sektorin e biznesit dhe OJQ-të lokale nga Shkupi
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri – Perëndimore dhe Fondacioni ALBIZ, më datë 03 Gusht, 2016 (E mërkurë), në orën 11:00 do të realizojnë takim me sektorin e biznesit dhe OJQ lokale nga Shkupi në hapësirat e Librarisë së Çarshisë, në Shkup.
Qëllimi kryesorë i takimeve është që të ndërmjetësojë partneritete efektive afatgjate në mes të OJQ-ve lokale dhe sektorit të biznesit.
Në këtë takim pjesëmarrësve do ju prezantohet Ligji për donacione dhe sponzorime, korniza e të cilit mundëson institucionalizimin e bashkëpunimit mes komunitetit të biznesit dhe OJQ-ve si dhe lehtësimet tatimore që ata i përfitojnë në rast se mënyra e donacioneve bëhet përmes kanaleve institucionale.
Takimi realizohen në kuadër të projektit “Qëndrueshmëria financiare e OJQ-ve në bashkëpunim me sektorin e biznesit”, implementuar në partneritet me Fondacionin Albiz. Projekti është financuar nga Bashkimi Evropian.


