29.07.2016 – Në qytetin e Kumanovës, OEMVP në bashkëpunim me Fondacioni Albiz realizoi takim me sektorin e biznesit dhe OJQ- të lokale , në kuadër të projektit “Qëndrueshmëria financiare e OJQ-ve në bashkëpunim me sektorin e biznesit”, financuar nga Bashkimi Europian.
Qëllimi i takimit është që këto dy sektore të njoftohen në mes vete dhe të diskutojnë mbi mundësit për bashkëpunim, duke i shfaqur pikat ku ka ngecje, mundësit për tejkalimin e tyre dhe potencialet e bashkëpunimit.
Si rezultat i diskutimit të zhvilluar u konstatua se mungon vetëdijësimi mbi procedurat dhe ligjet mbi donacionet dhe sponzorimet si dhe ekzistenca e paragjykimeve për shoqatat joqeveritare. Njëashtu sektori i biznesit nuk ishte i informuar mirë për Ligjin për donacione dhe sponsorizime.
Takimi i ardhshëm në kuadër të projektit do të mbahet me datë 03.08. 2016 në Shkup.






