Home / Lajmet / Lajmet e fundit / Stafi profesional i OEMVP-se, realizon trajnim mbi Marketingun Digjital

Stafi profesional i OEMVP-se, realizon trajnim mbi Marketingun Digjital

Stafi profesional i OEMVP-se, realizon trajnim mbi Marketingun Digjital

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në kuadër të programit për zhvillim dhe rritje të kapaciteteve të stafit profesional, mbajti trajnim me temë Marketingu Digjital.
Duke pasur parasysh dinamikën e vetë zhvillimeve bashkëkohore digjitale, u përzgjodh ky trajnim si temë shumë e rëndësishme, dhe ligjerues ishte Venhar Ramadani, njohës dhe përdorues i metodave dhe platformave më të fundit digjitale të marketingut.
OEMVP është ithtare e modernizimit, digjitalizimit si dhe i të qenurit në hap me trendet e fundit, ndërsa ngritja e kapaciteteve të stafit profesional, është mënyra më e mirë për të arritur nivelet më të mira të dhënies së shërbimeve për anëtarësinë dhe bizneset në përgjithsi.