Në kuadër të projektit “Ngritja e kapaciteteve të OEMVP”, të financuar nga Fondacioni Maqedonas për Zhvillim të Sipërmarrësise, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, në hapësirat e Hotel ‘’Arka’’, në Çarshinë e Vjetër është duke realizuar puntori njëditore, në të cilën punohet në drejtim të koncipimit të strategjisë së re 2016-2019.
Përpilimi i strategjisë së re, vjen si rrjedhojë e skadimit të strategjisë paraprake, gjegjësisht strategjisë 2013-2015 dhe në këtë drejtim OEMVP dhe Kryesia e saj, me shembuj konkret dhe në mënyrë praktike punojnë në procesin e hartimit të strategjisë.
Këshilli Drejtues dhe Mbikqyrës pranë OEMVP-së, duke marrë parasysh propozimet e anëtarëve për aktivitete konkrete që Oda duhet ti inkorporojë në planin strategjik për periudhën e ardhshme, si dhe problemet me të cilat ballafaqohen dhe të cilat duhet të adresohen në opinion nëpërmjet OEMVP-së, mbështetë përpilimin e strategjisë së re.
Strategjia 2016-2019, përbën dokumentin bazë të hartuar mbi bazën e gjetjeve të arritura si dhe pas një analize të detajuar të treguesve dhe nevojave të identifikuara përgjatë periudhës paraprake.
Puntoria strategjike udhëhiqet nga facilitatori Sasho Klekoski, i cili edhe do të asistojë në përmbledhjen e sugjerimeve dhe mbarëvajtjen e plotë të puntorisë.