Tre milionë euro për sipërmarrësinë e gruas
Tre milionë euro janë të disponueshme për gratë se biznesit në Maqedoni për të zhvilluar idetë e tyre ose për të zgjerojnë kapacitetet e biznesit ekzistues. Programi për gratë në biznes i Bankës Europiane për rindërtim dhe zhvillim, plason këto mjete përmes Bankës së Ohrit, marrëveshje e cila publikisht u nënshkrua më 18 Dhjetor në Shkup. Mjetet sigurohen përmes granteve të Qeverisë Italiane, Suedeze, Luksemburgut dhe Fondit Special të aksionerëve të BERZh-it.
Ky është programi i parë në Maqedoni që përveç se siguron ndihmë financiare ofron dhe përkrahje teknike, me qëllim të përmirësimit të konkurrencës të kompanive.
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, gjegjësisht Grupacioni i grave afariste, përmes aktiviteteve e saja të rregullta, ka promovuar përkrahjen e BERZh-it për biznesit të udhëhequra nga gratë, e sidomos veglat të natyres teknike që i ofron kjo bankë, që për ngritjen e sipërmarrësisë të gruas në vend janë me relevancë të lartë ashtu si dhe financat e nevojshme.
Në lançimin zyrtar të kësaj linje, Anka Joana Jonesky, udhëheqëse e zyrës së BERZh-it në Shkup, theksoi se forcimi ekonomik i grave nuk është tashmë vetëm çështje e barazisë gjinore, por parakusht themelor për avancimin social dhe rritjen e qëndrueshme ekonomike. Andaj, detyrë kryesote e sektorit privat është të krijon kushte për të nxitur zhvillimin e sipërmarrësisë të gruas – theksoi në fund Jonesky.
Comments are closed.