Home / Lajmet / Lajmet e fundit / Shipkovica ndan mirënjohje për OEMVP

Shipkovica ndan mirënjohje për OEMVP

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, mirëpriti një delegacion nga Shipkovica, ku të pranishëm ishin Zeqerija Qazimi, Kryetar i Bashkësisë Lokale – Shipkovicë dhe Dashmir Sadiku, Kryetar i Shtabit të Emergjencës. Këta të fundit, vizituan OEMVP, në shenjë falenderimi dhe mirënjohje për kontributin e dhënë gjatë vërshimeve që e kapluan Shipkovicën në gusht të këtij viti. Mjetet që u donuan nga ana e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, kapin vlerën prej 30.000 euro dhe deri më tani janë shfrytëzuar sipas nevojave.

Janë sanuar gjithsej 23 shtëpi, ndërsa janë duke u ndërtuar akoma disa objekte që u rrënuan komplet nga rrëshqitjet e dheut dhe ujrat e rrëmbyeshëm.

Kryetari Hoxha, bëri dhe rekomandimet e tija, në drejtim të gjetjes të një zgjidhje më afatgjate, me qëllim që fatkeqësi të tilla mos të përsëriten në të ardhmen, siç mund të jetë ngritja e një dige për pengimin e ujrave që burojnë 2 km në largësi të fshatit.

OEMVP shprehu gadishmëri që edhe më tutje të asistojë me një grup ekspertësh në gjetjen e zgjidhjes afatgjate.

12431340_10153499835864865_1410761365_n

2