OEMVP Sofra Tradicionale e Iftarit
30 Mars 2023 – e Enjte, u mbajt Sofra e Iftarit, të cilën tradicionalisht, vite me radhe e organizon OEMVP, gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.
Përpos anëtarësisë së OEMVP-së, të pranishëm ishin edhe Kryetari i Kuvendit, z. Talat Xhaferi, ministra, përfaqësues të BFI-së, Ambasadorë, kryetarë komunash, kryetarë të partive politike, Oda ekonomike vendore dhe rajonale, media si dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme në vend.
Në fjalën e tij, kryetari i OEMVP-së z. Mendi Qyra potencoi rëndësinë dhe kuptimin e muajit të shenjtë të Ramazanit si muaj të solidaritetit që na afron më tepër. Mesazhi kryesor që u përcoll ishte domosdoshmëria e unitetit, humanizmit, mirënjohjes, sundimit të paqes, lumturisë dhe dashurisë ndaj njëri-tjetrit, përkatësisht një mesazh që mbart vetë muaji i shenjtë i Ramazanit.
OEMVP vazhdon të jetë shtyllë e mbrojtjes së interesave të biznesit si dhe lider në organizimin e ngjarjeve të mëdha të interesit publik me karakter ekonomik.