18.01.2022, Shkup
Sot, Oda ekonomike e Maqedonisë Veri Perëndimore organizoi takim me përfaqësues të Zyrës Ekonomike dhe Tregtare të Ambasadës së Republikës Popullore të Kinës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në krye me Këshilltarin Ekonomik dhe Tregtar z. He Binghua.
Qëllimi i takimit ishte që të shihen mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar mes dy shteteve. Drejtori ekzekutiv i Odës, z. Drilon Iseni potencoi që këmbimi tregtar nuk e ka arritur komplet potencial e saj dhe që hapësirë për përmirësim. Gjithashtu, z. Iseni potencoi që kompanitë anëtare të Odës kanë interes që të thellojnë bashkëpunimin me kompanitë e Republikës Popullore të Kinës. Nga përfaqësuesit e Ambasadës u potencua që ka interes për bashkëpunim dhe që të ritet eksporti nga Maqedonia e Veriut në Kinë.
OEMVP në bazë të mision dhe vizionit të saj si dhe qëllimeve strategjike gjithmonë është në përkrahje të iniciativave për zhvillimin ekonomik të vendit tonë.






