Home / Lajmet / Lajmet e fundit / OEMVP mirëpret në takim z. Oliver Spasovskin

OEMVP mirëpret në takim z. Oliver Spasovskin

OEMVP mirëpret në takim z. Oliver Spasovskin

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore gjithmonë i përfaqëson bizneset dhe mundohet që kërkesat dhe problemet e biznesit përmes saj të shtrohen dhe të zgjidhen.

Duke vlerësuar lartë bashkëpunimin me institucionet, në këtë rast me Qeverinë, sot në hapësirat e OEMVP-së, u mirëprit Kryeministrit teknik i Republikës së Maqedonisë së Veriut z. Oliver Spasovski, që të vazhdohet komunikimi dhe bashkëpunimi i mirëfilltë mes institucioneve shtetërore dhe sektorit të biznesit.

Në këtë takim u diskutuan disa çështje, siç janë: infrastruktura, ndërtimi i rrugëve, grantet për kompanitë e kështu me rradhë.

OEMVP synon që të bëhet organizatë lider në përfaqësimin e interesave të bizneseve si dhe krijimin e mjedisit të përshtatshëm për zhvillim dhe kjo mund të arrihet në bashkëpunim me institucionet shtetërore.