Shkup, 20.08.2025 – Në ambientet e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore u zhvillua një takim biznesi me delegacion nga Turqia, i udhëhequr nga z. Rıfat Sait. Delegacioni u mirëprit nga U.D. Kryetari i OEMVP-së, z. Nuhi Aliu, Drejtori Ekzekutiv, z. Durim Zekiri, si dhe nga kompani anëtare të Odës.
Delegacioni turk, i përbërë nga përfaqësues të sektorëve të ndryshëm ekonomikë – media, arsim, industri ushqimore, prodhim & paketim, pasuri të paluajtshme dhe industri plastike, shfaqi interes për krijimin e urave të reja të bashkëpunimit me bizneset vendore.
Anëtarët e OEMVP-së patën rastin të prezantojnë veprimtarinë e tyre, duke hapur rrugën për mundësi konkrete bashkëpunimi dypalësh. Në fjalën e tij, z. Aliu theksoi se OEMVP është adresa më e duhur ku çdo investitor potencial mund të gjejë mbështetje, informacione të besueshme për tregun dhe lidhje direkte me kompani serioze për partneritet.
OEMVP mbetet e përkushtuar për të forcuar lidhjet mes bizneseve, duke ndihmuar ata të rriten, të rrjetëzohen dhe të forcojnë bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar.






