Home / Lajmet / Lajmet e fundit / Mbahet mbledhja e V-të e Këshillit Drejtues të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore

Mbahet mbledhja e V-të e Këshillit Drejtues të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore

Mbahet mbledhja e V-të e Këshillit Drejtues të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore

Mbledhja e V-të e Këshillit Drejtues u drejtua nga Kryetari i OEMVP, në të cilën ishin prezent dhe drejtori ekzekutiv si dhe anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës. Për dallim prej herëve tjera këtë rradhë mbledhja u realizua në hapësirat e Nënkryetarit të Këshillit Mbikëqyrës z. Arben Halili – Kompleksin Agroturizëm me lokacion në Stanet e Shipkovicës.

Anëtarët e Këshillit u informuan rreth zhvillimeve aktuale me punën e OEMVP-së, duke përfshirë organizimin e Kuvendit vjetor dhe përgatitjet për eventin prestigjioz Top 100™ 2023. Gjithashtu, u diskutua lidhur me disa problematika kyçe me të cilat ballafaqohen bizneset si dhe gjetja e mundësive për zgjedhjen e të njëjtave.

OEMVP realizon aktivitetet e saja në raport me Statutin dhe planin vjetor të saj dhe kjo mbledhje e V-të e Këshillit Drejtues përmbyll me sukses tremujorin e tretë të  vitit 2023.