Home / Lajmet / Lajmet e fundit / Kryetari Nebi Hoxha, në takim me odat e rajonit dhe Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Shqipërisë

Kryetari Nebi Hoxha, në takim me odat e rajonit dhe Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Shqipërisë

Kryetari Nebi Hoxha, në takim me odat e rajonit dhe Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Shqipërisë

Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë-Veri Perëndimore z. Nebi Hoxha realizoi takim me Ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, znj. Milva Ekonomi.
Ky takim u realizua me iniciativë të Forumit Ekonomik Mbarë Shqiptar (FEMSH), në krye me kryetarin e saj z. Nagib Fejzi dhe shoqëruar nga anëtarët e tjerë të Bordit Drejtues. Qëllimi i takimit ishte që të shpalosen problemet dhe pengesat e vazhdueshme me të cilat bizneset ballafaqohen gjatë shkëmbimit tregtar ndërmjet Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut si dhe për lehtësimin dhe eleminimin e të njëjtave për të rritur aftësinë eksportuese të sipërmarrjes ndërmjet tre vendeve.

Në takim u përcollën edhe shqetësimet e vazhdueshme që sipërmarrjet e vendeve respektive hasin gjatë ushtrimit të aktivitetit të tyre eksportues, si: tarifat e larta për kryerjen e procesit të zhdoganimit, çmimet e referencës, njohja reciproke e certifikatave të analizës, bllokimi i eksportit të produkteve me origjinë shtazore në Maqedoninë e Veriut, duke kërkuar eleminimin e tyre për të mundësuar arritjen e një ekonomie komplementare.

OEMVP në kuadër të misionit të saj gjithmonë do të vazhdojë të mbrojë dhe promovojë interesat e sektorit të biznesit si në vend ashtu edhe jashtë.