Fuqia punëtore është një ndër aspektet më të rëndësishme të ekonomisë duke pasur parasysh se kërkesa çdo dit e më tej shtohet, ndërsa fuqia punëtore e re vazhdon me një trend të shpejtë të lëshon vendin dhe të kërkojnë punë në shtetet tjera të Evropës.
Universiteti i Evropës Jug-Lindore organizoi panairin e karrierës në të cilin ishte prezent edhe OEMVP, ku u prezantua puna e Odës si dhe u njoftuan studentët me veprimtarinë e saj si dhe mundësitë për punësim apo angazhim praktik.
Ndër tjerë, kishte edhe shumë kompani anëtare të OEMVP-së të cilat ishin prezentë në panair, por gjithashtu edhe kompani të reja të cilat shprehën gatishmëri për bashkëpunim dhe anëtarësim në OEMVP.
Mbajtja e fuqisë punëtore në vend nëpërmjet hapjes së vendeve të reja të punës është një ndër prioritetet më të mëdha të OEMVP-së, por gjithashtu edhe bashkëpunimi me institucionet e arsimit për të mënjanuar çdo zbrazëtirë mes kërkesës, ofertës si dhe asaj se çfarë kuadro prodhojmë ne si shoqëri.






