Home / Lajmet / Lajmet e fundit / SEFF – Kryetari Hoxha: Bashkëpunimin regjional mundësi kyçe për të tejkaluar krizat e njëpasnjëshme

SEFF – Kryetari Hoxha: Bashkëpunimin regjional mundësi kyçe për të tejkaluar krizat e njëpasnjëshme

SEFF – Kryetari Hoxha: Bashkëpunimin regjional mundësi kyçe për të tejkaluar krizat e njëpasnjëshme

30.05.2022, Shkup – Kryetari i OEMVP z. Nebi Hoxha ishte pjesëmarrës në Konferencën e dytë vjetore të Ministrisë së Financave të RMV-së, në organizim të Forumit ekonomik dhe financiar në Shkup (SEEF). Z. Hoxha si panelist në temën mbi “Shfrytëzimin e mundësive nga bashkëpunimi rajonal dhe perspektiva euroatlantike” theksoi se Oda shef bashkëpunimin regjional si mundësi kyçe për të tejkaluar këtë fazë të mbylljes dhe konservimit e cila duket se është e përjetshme, por në fakt është shumë afër zhdukjes nëse energjia dhe fokusi është i adresuar në vendin dhe në kahjen e duhur, nga akterët politik. Ndër të tjera ai theksoi se pas disa viteve tani të kaluara në kriza të njëpasnjëshme, vlerësojmë se është koha që në mënyrë të përbashkët ti bindemi faktit që vendet tona respektive kanë nevojë për bashkëpunim.

OEMVP në bazë të misionit të saj për të organizuar, avancuar, mbrojtur dhe promovuar interesat e biznesit brenda dhe jashtë vendit, së bashku me sfidat e konkurrencës globale gjithmonë shef mundësitë për bashkëpunim rajonal mes bizneseve dhe qasjen drejt perspektivave euroatlantike.