Me 29 dhe 30 Nëntor 2017, në Sheshin Nënë Tereza në Tiranë, është hapur panairi më i madh i produkteve bujqësore “Shqipëria punon tokën- Konsumo shqip“, organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Tiranë .
Në këtë panair reklamojnë produktet e tyre 459 fermer dhe biznese të fushës së agrobujqësisë si dhe biznese të fushave të ndryshme nga Shqipëria, Kosova si dhe pjesëmarrës nga Maqedonia është delegacioni i udhëhequr nga kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri – Perëndimore, Nebi Hoxha.
Panairi është i vizituar nga kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ministri i bujqësisë, Niko Peleshi, kryetari i bashkësisë së Tiranës, Erion Veliaj, si dhe përfaqësues të tjerë të shoqatave, bankave që kanë në fokus të tyre mbështetjen e bujqësisë.
“Shqipëria punon tokën-Konsumo shqip” është konceptuar të jetë një vitrazh gjithëpërfshirës për aktorët më të rëndësishëm të tregut shqiptar, si investitorë ashtu dhe prodhues dhedo të shërben si një bazë e bashkëpunimit kulturor ndërkufitar dhe ndërajonal.



