10.03.2026, Shkup – Në hapësirat e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore u realizua mbledhja e I-rë e Këshillit Drejtues për vitin 2026, ku u theksuan aktivitetet dhe nismat e realizuara nga OEMVP gjatë vitit të kaluar, të cilat kanë kontribuar në avancimin e interesave të sektorit privat dhe në forcimin e rolit të Odës si një zë i rëndësishëm.
Gjatë mbledhjes u prezantua raporti narrativ dhe financiar për vitin 2025, si dhe u diskutua dinamika e punës për periudhën në vijim, duke përfshirë aktivitetet që do të organizohen në kuadër të shënimit të 20-vjetorit të OEMVP.
Përmes këtyre aktiviteteve dhe iniciativave, OEMVP synon të forcojë më tej bashkëpunimin ndërmjet institucioneve dhe komunitetit të biznesit, duke kontribuar në krijimin e një mjedisi më të favorshëm për zhvillimin ekonomik.
OEMVP vazhdon edhe këtë vit të sjellë mundësi të reja për zhvillim dhe nisma që do të nxisin komunitetin e biznesit.




