Home / Lajmet / Lajmet e fundit / OEMVP-Qeveria e re të prioritizojë aspektin ekonomik

OEMVP-Qeveria e re të prioritizojë aspektin ekonomik

OEMVP-Qeveria e re të prioritizojë aspektin ekonomik

Sot u realizua takim mes Odave Ekonomike dhe partisë së re në pozitë LSDM. Në këtë takim u prezantua programi i Qeverisë së re dhe hapat e mëtejmë për të ndihmuar ekonominë dhe aspektet tjera të rëndësishme për vendin, sidomos në këtë periudhë të krizës të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit. OEMVP ka pritje që kjo Qeveri të ketë prioritet ekonominë dhe të zhvillojë programe ekonomike fleksibile të përshtatshme për nevojat e sektorit të biznesit.

Kryetari z.Nebi Hoxha në emër të OEMVP-së, Qeverisë së re i uron sukses dhe i bën thirrje që të prioritizojë aspektin ekonomik në 4 vitet e ardhshme, në mënyrë që ekonomia të del nga situata e shkaktuar nga pandemia, të punojë në reformat institucionale, transparencën e kostove financiare të institucioneve, menaxhimin efikas të buxhetit, të luftojë korrupsionin, të parandalojë migrimin e të rinjve, zhvillimin e barabartë rajonal dhe duke vendosur theksin mbi vazhdimit të bashkëpunimit mes Odave ekonomike të vendit dhe Qeverisë.