Home / Lajmet / Lajmet e fundit / OEMVP përfundon Trajnimet individuale për kompanitë anëtare rreth menaxhimit të mbetjeve

OEMVP përfundon Trajnimet individuale për kompanitë anëtare rreth menaxhimit të mbetjeve

OEMVP përfundon Trajnimet individuale për kompanitë anëtare rreth menaxhimit të mbetjeve

Në përpjekjet e saj për të avancuar qëndrueshmërinë e kompanive dhe menaxhimin e mbetjeve, OEMVP  përfundoi me sukses trajnimet individuale për disa nga kompanitë anëtare të saja.

Ky program trajnimi, synon të ndihmojë kompanitë në minimizimin e mbetjeve në çdo fazë, nga krijimi deri në eliminim. Trajnimet përfshijnë strategji të avancuara për riciklim dhe ripërdorim të produkteve dhe komponentëve, duke promovuar njëkohësisht kursimin e energjisë dhe burimeve tjera.

Kompanitë Almero, Multipark Izairi dhe Vezë Sharri janë kompanitë e fundit të përfshira në programin e mentorimit të OEMVP-së për të përmirësuar praktikat e tyre të mbetjeve, të cilat operojnë në sektorë të ndryshëm dhe gjenerojnë sasi të konsiderueshme mbetjesh.

OEMVP mbetet e përkushtuar për të mbështetur anëtarët e saj në zbatimin e praktikave më të mira të menaxhimit të mbetjeve. Qëllimi është një përmirësim i ndjeshëm në performancën mjedisore të kompanive dhe një kontribut i prekshëm në mbrojtjen e planetit tonë.

Oda ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore synon të vendosë standarde të larta në fushën e menaxhimit të mbetjeve dhe të promovojë një qasje të qëndrueshme dhe miqësore ndaj mjedisit në komunitetin e biznesit.

Kjo iniciativë është pjesë e grant projektit të OEMVP “Liderët e Bizneseve të Gjelbërta” © i cili implementohet në bashkëpunim me Shoqatën për Menaxhim dhe Konsulencë MKA-2000 dhe realizohet në kuadër të Projektit të mbështetur nga USAID Maqedonia e Veriut “Aktiviteti për Fuqizimin e Ekosistemit Afarist”, të implementuar nga Konsulenca për Zhvillim Strategjik.