Home / Uncategorized / OEMVP nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me Klubin e Biznesit Gjermani – Maqedonia e Veriut (DNBC)

OEMVP nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me Klubin e Biznesit Gjermani – Maqedonia e Veriut (DNBC)

OEMVP nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me Klubin e Biznesit Gjermani – Maqedonia e Veriut (DNBC)

Berlin, 03.10.2024 – Në frymën e bashkëpunimit dhe përforcimit të marrëdhënieve ekonomike, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe Klubi i Biznesit Gjermani-Maqedoni e Veriut (DNBC) nënshkruan memorandum bashkëpunimi, me qëllim zhvillimin dhe thellimin e partneriteteve ndërmjet bizneseve të dy vendeve.

Memorandumi synon krijimin e mundësive të reja për investime, rritjen e shkëmbimeve tregtare, dhe fuqizimin e sektorëve të ndryshëm ekonomikë. Të dyja palët angazhohen të promovojnë iniciativat e përbashkëta për shkëmbimin e informacionit, ekspertizës dhe burimeve për të nxitur rritjen e biznesit. Memorandumi gjithashtu do shërbejë për eksplorimin e mundësive për projekte të përbashkëta që do të sjellin përfitime për anëtarët e të dyja institucioneve, duke lehtësuar njëkohësisht krijimin e mundësive për rrjetëzim dhe lidhje të reja biznesore.

Kjo nismë është një reflektim i përkushtimit të OEMVP-së për të mbështetur zhvillimin e anëtarëve të saj, duke krijuar ura bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë dhe duke kontribuar në përmirësimin e pozitës të bizneseve të Maqedonisë së Veriut në tregjet e jashtme.