Home / Lajmet / Lajmet e fundit / OEMVP bëri bashkë këtë herë përfaqësues të stafit diplomatik të Ambasadës së Kosovës në Shkup dhe përfaqësues të bizneseve kosovare në Maqedoni

OEMVP bëri bashkë këtë herë përfaqësues të stafit diplomatik të Ambasadës së Kosovës në Shkup dhe përfaqësues të bizneseve kosovare në Maqedoni

OEMVP bëri bashkë këtë herë përfaqësues të stafit diplomatik të Ambasadës së Kosovës në Shkup dhe përfaqësues të bizneseve kosovare në Maqedoni

20.10.2022 Shkup-OEMVP në bashkëpunim me Ambasadën e Kosovës në RMV organizuan drekë pune me përfaqësues të bizneseve kosovare në vend.
Tashmë bashkëpunimi i Ambasadës me biznesin shqiptar në RMV, paraqet një angazhim serioz për të ngritur në nivel më të lartë bashkëpunimin ekonomik të të dy vendeve.
Gjatë takimit u diskutuan dhe shkëmbyen ide me alternativa konkrete për një bashkëpunim reciprok në favor të interesave të bizneseve kosovare në vend duke u ndalur veçanërisht tek rrjetëzimi i bizneseve.

Hoxha theksoi që Kosova është partner i rëndësishëm tregtarë i vendit tonë prandaj fokusi jonë ngelet në thelimin e bashkëpunimit tregtar mes vendeve për të arritur që të fuqizohemi në tregun rajonal dhe atë evropian.

Gjatë takimit u prezentua puna e Odës dhe misioni i saj që të avancojë dhe promovojë interesat afariste brenda dhe jashtë vendit.
OEMVP si përfaqësuese legjitime e interesave të komunitetit të biznesit ngelet e përkushtuar në avancimin e raporteve ndërshtetërore si dhe është gjithmonë e hapur dhe e gatshme për bashkëpunim në të gjitha fushat.