Home / Lajmet / Lajmet e fundit / OEMVP kontribuon në avancimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut

OEMVP kontribuon në avancimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut

OEMVP kontribuon në avancimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut

U.D. Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Nuhi Aliu, së bashku me një delegacion të kompanive anëtare të Odës mori pjesë në Forumin e Biznesit Turqi – Maqedonia e Veriut, i cili u mbajt më 12 qershor 2026 në Stamboll.

Në përbërje të delegacionit të OEMVP-së ishin përfaqësues të kompanive anëtare Magna Group, Euroaktiva Gold, Lansky, Ganzger, Zeqiri & Partners, Balkan Group, M House, Brumarte, Eurostil, Ceacon,Neting Institute, Halkbank AD Skopje dhe BIS OIl.

Forumi ofroi mundësi për forcimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut, duke sjellë në një vend përfaqësues të lartë qeveritarë, institucione ekonomike dhe kompani nga sektorë të ndryshëm. Në kuadër të programit u diskutuan mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit në tregti, industri, prodhim, zinxhirët e furnizimit, infrastrukturë, logjistikë dhe investime.

Ngjarja u karakterizua edhe nga takime të drejtpërdrejta B2B ndërmjet kompanive pjesëmarrëse, duke krijuar mundësi të reja për partneritete biznesore, shkëmbim përvojash dhe identifikim të projekteve të përbashkëta me interes për ekonomitë e të dy vendeve.

Pjesëmarrja e OEMVP-së në këtë forum dëshmon angazhimin e vazhdueshëm të Odës për të mbështetur ndërkombëtarizimin dhe promovimin e kompanive anëtare në tregjet ndërkombëtare, forcimin e lidhjeve ekonomike me partnerët të huaj dhe krijimin e mundësive të reja për bashkëpunim, investime dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.