Durim Zeqiri
- EMAIL ADDRESS: executive@oemvp.org
Durim Zekiri – i diplomuar në Fakultetin e Administrimit Publik dhe Shkencave Politike, pranë Universitetit të Evropës Jug-Lindore. Vie+ me një bagazh të larmishëm të përvojave profesionale, ku punës në OEMVP i parapriu përvoja në kompani transporti ndërkombëtar, Auditor i kualitetit të shërbimeve në kompani ndërkomvëtare por edhe më herët si gazetar.
Fushat e tij të interesit në OEMVP janë: zhvillimi i portofolios së shërbimeve të Odës, rrjetëzimi me përfaqësitë, misionet diplomatike dhe donatorët në vend, menaxhimi i projekteve dhe ndërtimin e partneritetit me anëtarët e Odës. Në OEMVP është angazhuar nga Tetori i vitit 2019, në rolin e Bashkëpunëtorit për hulumtim dhe analiza. Nga Shtatori i vitit 2021 promovohet në Menaxher Operativ ndërsa nga maji i vitit 2023 me vendim të Këshillit Drejtues emërohet në pozitën e U.D. Drejtorit Ekzekutiv.
Aktualisht në OEMVP menaxhon Zyrën Ekzekutive dhe departamentet e Odës, zbaton vendimet e organeve të Odës, koordinon procesin e përpilimit dhe zbatimit të projekteve, planifikon aktivitetet dhe buxhetin e Zyrës Ekzekutive, realizon aktivitetet e parapara në planin vjetor të Odës, përfaqëson Odën në mungesë të kryetarit dhe nënkryetarëve dhe ka përgjegjësinë e realizimit të punëve në mënyrë efikase dhe efektive. Detyrimet e veta i realizon konform autorizimeve të parapara me Statut dhe për to i përgjigjet Këshillit Drejtues të OEMVP-së.