Home / Lajmet / Lajmet e fundit / Për të zgjeruar perspektivën e shkëmbimit tregtar, OEMVP pret në takim ambasadorin e Angolës

Për të zgjeruar perspektivën e shkëmbimit tregtar, OEMVP pret në takim ambasadorin e Angolës

Për të zgjeruar perspektivën e shkëmbimit tregtar, OEMVP pret në takim ambasadorin e Angolës

08.06.2023, Shkup, nga ana e udhëheqësisë së OEMVP u prit në takim pune E.T ambasadori i Angolës, z. Jose Filipe. Temë diskutimi ishte paraqitja e mundësive të bashkëpunimit ekonomik sidomos në sektorët të cilët dy vendet kanë kapacitet më të madh për të eksportuar ndaj njëra tjetrës me qëllim që të pasurohet edhe më tej oferta në tregjet respektive.

Angola është një treg i madh me prej mbi 35 milion banorë, por gjithashtu është pjesë e Komunitetit zhvillimor të Afrikës Jugore, ku përbën një treg prej mbi 400 milion banorë.

Ambasadori Filipe, shprehi gatishmërinë e tij për të iniciuar bashkëpunim në periudhën e ardhme duke krijuar raporte bilaterale ekonomike me Maqedoninë e Veriut nëpërmjet bashkëpunimit me Odën ekonomike të Maqedonisë së Veriut.