Home / Lajmet / Lajmet e fundit / OEMVP nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Qendrën për Arsim Profesional dhe Trajnim

OEMVP nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Qendrën për Arsim Profesional dhe Trajnim

OEMVP nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Qendrën për Arsim Profesional dhe Trajnim

OEMVP vazhdon me zgjerimin e partneritetit të saj, ku sot më 14 Shkurt 2022, në zyrat e OEMVP-së drejtori ekzekutiv z. Drilon Iseni nënshkroi memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi me Qendrën për arsim dhe trajnim profesional.

Ky memorandum parasheh bashkëpunimin e ndërsjellë mes dy palëve me çka do të iniciojë bashkëpunime në sfera të ndryshme të interesit kolektiv shoqëror, shkëmbimin e informacioneve, zgjedhje të problemeve të përbashkëta si dhe punë të përbashkët në përshtatjen e nevojave të arsimit në përputhshmëri me kërkesat e biznesit në vend

OEMVP vazhdon të zgjerojë rrjetin e partnerëve të saj me të vetmin qëllim, për ti përforcuar shërbimet ndaj anëtarëve por edhe për të përmirësuar sistemin ekonomik të vendit.