OEMVP vazhdoi takimin edhe me studentët e Universitetit të Evropës Juglindore ku u njohën me punën funksionin, kompetencat, si dhe rolin e odës në zhvillimin ekonomik dhe të bizneseve në RMV.
Drejtori ekzekutiv i OEMVP, z.Drilon Iseni, njoftoi studentët edhe me TOP100 kompanitë më të fuqishme Shqiptare nëpërmjet katalogut prestigjioz TOP100 dhe njëherit anëtarë të odës.
Një nga pikat e prezantimit të cilën Z. Iseni e theksoi ishte edhe fuqia punëtore si shtyllë kryesore e biznesit, ndaj edhe studentëve ju prezantua edhe programi për punë praktike në Odë si dhe mundësitë për avancim të mëtejshëm.





