Drejtori Ekzekutiv i OEMVP, Durim Zeqiri, realizoi takim me Drejtoreshën Ekzekutive të Institutit për Lidership dhe Politika Publike, znj. Pranvera Kasami, ku u nënshkrua Memorandum Bashkëpunimi që formalizon partneritetin dhe krijon një platformë për iniciativa të përbashkëta në të ardhmen.
Bashkëpunimi mes OEMVP dhe ILPP nëpërmjet këtij memorandumi ka për qëllim zhvillimin dhe implementimin e projekteve të përbashkëta në mbështetje të të rinjve, në tranzicion nga arsimi në tregun e punës, mbështetjen e programeve të praktikës profesionale, promovimi i ndërmarrësisë, si dhe aktivitete të tjera në dobi të sektorit privat dhe të rinjve.
Ky memorandum shënon një hap drejt forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe krijimit të mundësive konkrete për zhvillimin profesional të të rinjve. Përmes këtij partneriteti, OEMVP dhe ILPP synojnë të kontribuojnë në ndërtimin e një ekosistemi më të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës, që lidh arsimin me tregun e punës dhe nxit zhvillimin e sektorit privat në vend.




