Shkup, 3 mars 2026 – Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore organizoi Iftarin Tradicional në ambientet e kompanisë anëtare Nita Palace. Ngjarja mblodhi përfaqësues të biznesit, krerët më të lartë të shtetit, përfaqësues të institucioneve, partnerë dhe media, duke ofruar një mbrëmje të veçantë ku u theksua vlera e bashkëveprimit dhe e mirëkuptimit.
Me praninë e tyre, ngjarjen e nderuan edhe Kryetari Kuvendit z. Afrim Gashi dhe Kryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Hristijan Mickoski.
U.d. kryetari i OEMVP-së, Nuhi Aliu, në fjalën e tij falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe theksoi rëndësinë e ruajtjes së vlerave të solidaritetit, respektit dhe bashkëpunimit ndërmjet komunitetit të biznesit dhe institucioneve. Ai potencoi se ky organizim tradicional shërben si një urë lidhëse që forcon besimin, dialogun dhe partneritetin në shoqëri.
Iftari tradicional i OEMVP-së vazhdon të mbetet një ngjarje e rëndësishme që bashkon figura të ndryshme të shoqërisë, duke promovuar vlera dhe duke forcuar frymën e unitetit gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.




