17 dhjetor 2024, Tetovë – Në Akademinë solemne të organizuar me rastin e 30-vjetorit të themelimit të Universitetit të Tetovës, ndër shumë figura eminente të vendit dhe nga rajoni, prezent ishte edhe kryesia e Odës me Kryetarin z. Mendi Qyra, Drejtorin ekzekutiv, z. Durim Zekiri, dhe Nënkryetarin, z. Jeton Asani.
Ky jubile përfaqëson një moment të rëndësishëm për të reflektuar mbi rrugëtimin e gjatë dhe të suksesshëm të Universitetit të Tetovës, i cili ka kontribuar në formimin e brezave të rinj, zhvillimin e kulturës dhe përparimin e shoqërisë.
Institucioni ynë, sheh Universitetet si partner strategjik, ku me bashkëdyzimin e aktiviteteve, besojmë thellë se mund të shuajmë disparitetin ekonomik të tregut tonë të punës, me atë të vendeve të zhvilluara evropiane.





