Home / Lajmet / Lajmet e fundit / Kompanitë anëtare të OEMVP pjesëmarrëse në panairin ndërkombëtar të ushqimit “Anuga 2025” në Köln, Gjermani

Kompanitë anëtare të OEMVP pjesëmarrëse në panairin ndërkombëtar të ushqimit “Anuga 2025” në Köln, Gjermani

Kompanitë anëtare të OEMVP pjesëmarrëse në panairin ndërkombëtar të ushqimit “Anuga 2025” në Köln, Gjermani

04–08.10.2025 – Kompania anëtare e OEMVP, Neho Kompani mori pjesë në panairin ndërkombëtar të industrisë ushqimore “Anuga 2025”, i mbajtur në Köln, Gjermani, i organizuar nga Koelnmesse GmbH.

“Anuga” konsiderohet si një nga panairet më të mëdha dhe më me ndikim në botë për industrinë ushqimore dhe të pijeve, duke ofruar një platformë të gjerë për prezantimin e produkteve, risive dhe trendeve më të fundit, si dhe për krijimin e kontakteve të reja biznesore dhe bashkëpunimeve ndërkombëtare. Çdo vit, panairi bashkon mijëra ekspozues nga mbi 100 vende dhe vizitorë profesionistë nga e gjithë bota.

Në këtë panair morën pjesë si vizitor edhe dy kompani të tjera anëtare të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, BE-DA Logistics dhe Inospektar, ku patën mundësi të prezantojnë produktet e tyre, të eksplorojnë tregje të reja dhe të krijojnë lidhje strategjike me partnerë ndërkombëtarë.

OEMVP vazhdon të jetë një urë lidhëse mes bizneseve vendore dhe tregjeve ndërkombëtare, duke mundësuar pjesëmarrjen në ngjarje që ofrojnë perspektiva të reja për zhvillim, rritje dhe bashkëpunim ekonomik.