Home / Lajmet / Lajmet e fundit / Forcimi i lidhjeve ekonomike me Unionin e afaristëve Vizioni-PMB nga Presheva”

Forcimi i lidhjeve ekonomike me Unionin e afaristëve Vizioni-PMB nga Presheva”

Forcimi i lidhjeve ekonomike me Unionin e afaristëve Vizioni-PMB nga Presheva”

Shkup, 20.07.2023 – Në hapësirat e Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veri-perëndimore, u zhvillua takim me Unionin e afaristëve Vizioni-PMB nga Presheva, i cili shënoi një hap të rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve ekonomike dhe biznesore në mes dy palëve.
Në këtë takim, u diskutua për bashkëpunimin midis dy organizatave, problematikat me të cilat përballen me qëllim gjetjen e zgjedhjeve dhe krijimin e mundësive për ndërlidhjeve ndërmjet kompanive të Maqedonisë së Veriut dhe Unionit të afaristëve Vizioni-PMB.
Synimi i kësaj platforme është të kontribuojë në rritjen dhe zhvillimin e infrastrukturës së tregtisë dhe investimeve, si dhe në lehtësimin e shkëmbimit midis këtyre dy vendeve.
Me këtë angazhim të përbashkët, pritet të përmirësohet klima e biznesit në të dy vendet dhe të krijohen mundësi të reja për rritje dhe bashkëpunim të mëtejshëm.