Pjesëmarrja aktive e bizneseve në një rrjet të strukturuar dhe të fuqishëm është forca lëvizëse për një sektor privat të qëndrueshëm dhe një mjedis ekonomik konkurrues.
Anëtarësimi në Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP) nuk është vetëm një zgjedhje strategjike për zhvillimin e biznesit tuaj – është një investim në të ardhmen e ekonomisë që ndërtojmë së bashku.
Me anëtarësimin tuaj, bëheni pjesë e një komuniteti të fuqishëm që përfaqëson interesat e bizneseve, kontribuon në krijimin e politikave më të favorshme për sektorin privat dhe ofron mbështetje konkrete në çdo fazë të zhvillimit afarist.
OEMVP është ura lidhëse mes sektorit privat dhe institucioneve shtetërore e ndërkombëtare, dhe përmes kësaj platforme do të përfitoni nga një sërë shërbimesh dhe mundësish të dedikuara për anëtarët tanë:
Përfitimet e Anëtarësimit:
✅ Informacion në kohë
Qasje në informacione të rëndësishme për zhvillimet ekonomike dhe ndryshimet ligjore që ndikojnë në sektorin tuaj.
✅ Çertifikatë e Origjinës në formë elektronike
Mundësi për të pajisur me Çertifikatë të Origjinës online – një shërbim modern dhe efikas për eksportuesit.
✅ Promovim & Marketing
Biznesi juaj promovohet përmes platformave tona digjitale, katalogëve dhe ngjarjeve të organizuara.
✅ Programi “Anëtari për Anëtarin”
Shfrytëzoni shërbimet dhe ofertat nga anëtarët e tjerë dhe krijoni sinergji bashkëpunuese.
✅ Ngjarje për rrjetëzim
Pjesëmarrje në forume, tryeza dhe ngjarje të dedikuara për ndërtimin e lidhjeve të reja të biznesit.
✅ Sesione informuese & trajnime
Qasje në trajnime profesionale dhe sesione informative të përshtatura për nevojat tuaja.
✅ Mundësi për tenderë dhe panaire
Informacione për tenderë lokalë e ndërkombëtarë dhe pjesëmarrje në panaire për zgjerimin e tregjeve.
✅ Trajnime sipas kërkesës
Organizim i trajnimeve specifike për industrinë dhe nevojat e biznesit tuaj.
Anëtarësia → Bëhuni pjesë e OEMVP
Për më shumë informacione mbi procedurat e anëtarësimit, ju lutemi kontaktoni:
📩 Shyret Aliji
Bashkëpunëtore për çështje administrative dhe financiare
✉️ info@oemvp.org
📞 +389 2 3239 252
[vc_row][vc_column][vc_column_text]
Formulari i anëtarësimit
Përfitimet nga anëtarësimi
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore është lidere dhe vepron në drejtim të forcimit të klimës ekonomike të vendit. Ajo ofron qasje në një rrjet të gjerë të bizneseve, kontakteve dhe informatave për bizneset.
Me anë të aktiviteteve, OEMVP ofron mundësi promovimi anëtarëve të saj, duke u siguruar se organizata tyre është në qendër të vëmendjes. Me anë të sponzorimit, kompania juaj do të ekspozohet në mënyrë strategjike tek të adresuarit.
Për informata më të detajuara për kategoritë dhe përfitimet e anëtarësimit, ju lutem lexoni më poshtë një pjesë të shërbimeve që ne ofrojmë;
- Përgatitja e regjistrimit dhe anëtarësimit permanent të firmave potenciale në hapsirën gjeografike ku vepron Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri – Perëndimore.
- Vizitë firmave me qëllim promovues të biznesit të tyre.
- Inicimi dhe vënia e bashkëpunimit të ndërsjelltë me Odën Ekonomike të Maqedonisë.
- Zhvillimi i bashkëpunimit në interes reciprok të biznesit me Odat Ekonomike që veprojnë në Maqedoni dhe Odat tjera regjionale dhe më gjërë.
- Zhvillimi i bashkëpunimit me Odat Ekonomike të Shqipërisë dhe Kosovës si dhe asociacionet tjera të biznesit.
- Rritja dhe zhvillimi i bashkëpunimit të biznesit të ndërsjelltë me firmat në Shqipëri dhe Kosovë.
- Zhvillimi i investimeve në mes firmave nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova me investim direkt të kapitalit vetanak.
- Mbajtja e kontakteve të rregullta në mes biznesit dhe qeverive të Maqedonisë, Shqipërisë, Kosovës dhe më gjërë në lidhje me OEMVP – për përmirsimin legjislativ në drejtim të thjeshtëzimit dhe rritjes së zhvillimit të biznesit në Maqedoni, ashtu që të vendoset praktikë e mire e kontakteve mes biznesit dhe etikës.
- Informim për interesimin e Ekonomisë së Shqipërisë dhe Kosovës për investim në R.e Maqedonisë dhe anasjelltas.
- Organizimi i kontakteve me Odat Ekonomike të vendeve ballkanike, organizim të vizitave të biznismenëve të interesuar në të dy drejtimet me të gjitha shtetet e Ballkanit.
- Zhvillimi i kontakteve me Odat Ekonomike të vendeve europiane, amerikane si dhe në nivel botëror.
- Pjesmarrje të biznismenëve-anëtarë të OEMVP-së në delegacionet shtetërore në të dy drejtimet.
- Pjesëmarrja e biznismenëve-anëtarë të OEMVP-së në forume dhe institucione ekzekutive qeveritare dhe shtetërore në R.M në lidhje me politikën ekonomiko-financiare dhe në legjislacionin juridiko-ekonomik.
- Mbledhja dhe dhënia e informatatave për organizimin dhe pjesëmarrjen në: seminare, panaire, forume biznesi si dhe ndodhi tjera nga sfera e ekonomisë.
- Informim lidhur me legjislacionin dhe rregullativën e biznesit, projekte të tenderave, përpunim të biznesplaneve.
- Informacione komplete për linjat kreditore në vend.
- Vendosja dhe avansimi i produkteve me cilësi të lartë.
- OEMVP-ja do të angazhohet për pjesëmarrje aktive në krijimin dhe realizimin e politikave ekonomike, regjionale, projekteve infrastrukturore si dhe zhvillimin e ndërmarrësisë në vend.
- OEMVP-ja do të insistojë të marrë autorizime publike siç janë: çertifikatat, vërtetime, pëlqime dhe leje të ndryshme në fuksion të lehtësimit të biznesit.
- Organizimin e takimeve me drekë pune, me kontaktet individuale të njihen në mes veti biznismenët për këmbimin e mendimeve për problemet ekzistuese në veprimin praktik të afarizmit.
- Përmbajtja dhe sponzorimi i programeve dhe qëllimeve që i realizojnë shoqatat nga sfera e aktiviteteve të kulturës, edukimit, humanizmit dhe aktiviteteve tjera.
Zbritni , plotësoni dhe printoni: “Formularin e anëtarësimit”.
Formularin e plotësuar dërgoni me e-mail në info@oemvp.org ose me faks në numrin 02/3226 388. Me plotësimin dhe dërgimin e formularit, ju zyrtarizoni kërkesën tuaj për anëtarësim në OEMVP, më pas ne ju evidentojmë dhe ju dërgojmë fakturën, e cila duhet të paguhet në xhiro llogarinë:
Halk Bank
Xhiro llogaria: 270-0598938801-38
HALK Bank
Xhiro llogaria: 380-2771150001-97[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]