Home / Lajmet / Lajmet e fundit / OEMVP me bizneset, në takim me kandidatët për Kryetar të Komunës së Likovës dhe Kumanovës. Në fokus kërkesat e sektorit privat dhe Platforma e OEMVP

OEMVP me bizneset, në takim me kandidatët për Kryetar të Komunës së Likovës dhe Kumanovës. Në fokus kërkesat e sektorit privat dhe Platforma e OEMVP

OEMVP me bizneset, në takim me kandidatët për Kryetar të Komunës së Likovës dhe Kumanovës. Në fokus kërkesat e sektorit privat dhe Platforma e OEMVP

08.10.2025 – Koordinatori i Qytetit të Kumanovës njëherit edhe kryetar i Kuvendit të OEMVP, z. Nazmi Ejupi, organizoi takimin mes bizneseve lokale dhe kandidatëve për kryetar komune të Likovës dhe Kumanovës nga radhët e koalicionit AKI.

Gjithashtu, më 09.10.2025, u realizua edhe takimi me kandidatët për kryetar komune të Likovës dhe Kumanovës nga radhët e koalicionit VLEN.

Në takim u diskutuan nevojat, sfidat dhe prioritetet e komunitetit të biznesit në këto dy komuna. Nga përfaqësuesit e biznesit U prezantua Platforma për Zhvillim Ekonomik Lokal, e përgatitur nga OEMVP, si dhe kishte diskutim të ndërsjellë me qëllim që të punohet në drejtim të eliminimit të pengesave që bizneset i hasin në plan të pushtetit lokal.

OEMVP mbetet e përkushtuar të ndërtojë ura bashkëpunimi me interes të sektorit privat, duke mbrojtur interesat e biznesit dhe duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm.