Home / Lajmet / Lajmet e fundit / U realizua mbledhja e VI-të e Këshillit Drejtues të OEMVP. Shqyrtohen konkluzionet nga takimet e realizuara dhe aktivitetet e radhës sipas planit vjetor

U realizua mbledhja e VI-të e Këshillit Drejtues të OEMVP. Shqyrtohen konkluzionet nga takimet e realizuara dhe aktivitetet e radhës sipas planit vjetor

U realizua mbledhja e VI-të e Këshillit Drejtues të OEMVP. Shqyrtohen konkluzionet nga takimet e realizuara dhe aktivitetet e radhës sipas planit vjetor

16.10.2025 – U mbajt mbledhja e VI-të e Këshillit Drejtues të OEMVP, e udhëhequr nga U.D. Kryetar, z. Nuhi Aliu. Në mbledhje ishte i pranishëm dhe Kryetari i Nderit, z. Xhemail Dauti dhe Drejtori ekzekutiv, z. Durim Zekiri.

Si vijim i të gjitha takimeve të realizuara në kuadër të zgjedhjeve lokale, gjatë të cilave OEMVP prezantoi Platformën për Zhvillim Ekonomik Lokal para partive politike dhe kandidatëve për kryetarë komunash, anëtarët e Këshillit Drejtues të OEMVP në mbledhjen diskutuan mbi konkluzionet e nxjerra nga të gjitha këto takime.

Gjatë diskutimit, u vlerësua rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet pushtetit lokal dhe komunitetit të biznesit, si dhe nevoja që prioritetet e përfshira në platformë të reflektohen në programet e ardhshme komunale. Anëtarët e KD-së theksuan se implementimi i politikave që nxisin zhvillimin ekonomik vendor do të kontribuojë drejtpërdrejt në përmirësimin e klimës së biznesit dhe në rritjen e investimeve lokale.

Fokusi kryesor i mbledhjes ishte ngjarja tradicionale TOP 100™, një ndër ngjarjet më të rëndësishme ekonomike, që promovon dhe vlerëson kompanitë më të suksesshme në vend, duke nxjerrë në pah kontributin e tyre në zhvillimin ekonomik. E njëjta do mbahet me datë 19 nëntor, ku edhe do të promovohet edhe katalogu TOP 100™, ku në bazë të kategorive përkatëse janë të shfaqura edhe TOP 100 kompanitë më të suksesshme për vitin që lamë pas.

Gjithashtu, u diskutuan aktivitetet që do të realizohen në kuadër të 20-vjetorit të OEMVP, jubile i rëndësishëm që do të pasqyrojë historikun, arritjet dhe rolin e Odës në mbështetjen e komunitetit të biznesit ndër vite.

Anëtarët e Këshillit Drejtues theksuan rëndësinë e këtij viti jubilar për të forcuar bashkëpunimin me institucionet dhe për të avancuar më tej misionin e OEMVP-së në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të rajonit.