Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore ofron një gamë të gjerë shërbimesh të ndërtuara me fokus në nevojat konkrete të bizneseve anëtare, duke mundësuar qasje në informacione të besueshme, rrjetëzim, mbështetje profesionale dhe përfaqësim institucional.
Shërbimet janë të organizuara në disa kategori, të dizajnuara për të mbështetur zhvillimin dhe rritjen e kapaciteteve të kompanive anëtare, duke reflektuar gjithashtu interesat dhe dinamikën e sektorit privat.
Kategoritë kryesore të shërbimeve:
📌 Shërbime Informative
- Informatori ekonomik ECONOMICUS
- Informatori i bizneseve DOBIA
- Informatori juridik Juris dhe Juris Alarm
- Buletini ekonomik i OEMVP
- Njoftime për tenderë vendorë dhe ndërkombëtarë
📌 Shërbime Promovuese
- Programi “Anëtari për Anëtarin”
- Promovim në rrjete sociale dhe publikime
- Logo dhe video në ambientet e Odës
- Reklamim në Katalogun TOP 100™ dhe në banerët zyrtarë
- Promovim fizik në sallat e takimeve të OEMVP
📌 Qendra për Trajnime dhe Edukim Profesional
- Trajnime nga plani vjetor i OEMVP
- Trajnime të personalizuara sipas kërkesës
- Sesione informuese dhe edukim tematik
- Trajnime për standarde ISO, HASSP, Halal
📌 Qendra për Cilësi dhe Standarde
- Konsulencë për zbatim standardesh ndërkombëtare
- Përgatitje për auditime dhe certifikime teknike
- Çertifikatë për Biznes të Qëndrueshëm
- Plane për menaxhimin e mbeturinave
- Trajnime për efikasitet energjetik
📌 Konsulenca dhe Analiza
- Konsulencë ligjore dhe ekonomike
- Analiza të personalizuara sipas kërkesës së kompanive
- Shërbime të pronësisë intelektuale dhe patentim
- Përkthime dhe lekturim profesional në shqip, maqedonisht dhe anglisht
📌 Pjesëmarrje në Takime dhe Ngjarje
- Ngjarje institucionale, forume dhe konferenca
- Takime B2B dhe me përfaqësues shtetërorë
- Ftesa për panaire lokale dhe ndërkombëtare
- Akomodim dhe hyrje VIP në panaire strategjike
📌 Shërbime për Transicion të Gjelbër
- Auditime për efikasitet energjetik
- Plane mjedisore për mbeturina dhe përgatitje raportesh
- Trajnime për qëndrueshmëri dhe certifikime të gjelbra
📌 Shërbime Administrative dhe Teknike
- Lëshim i çertifikatave të origjinës (fizike dhe elektronike)
- Kërkesa zyrtare drejt institucioneve publike
- Përdorim i hapësirave të Odës për takime
- Pajisje teknike (flipchart, sallë takimesh etj.)