Services

Our Services
  • Përgatitja e regjistrimit dhe anëtarësimit permanent të firmave potenciale në hapësirën gjeografike ku vepron Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri – Perëndimore.
  • Vizitë firmave me qëllim promovues të biznesit të tyre.
  • Inicimi dhe vënia e bashkëpunimit të ndërsjelltë me Odën Ekonomike të Maqedonisë.
  • Zhvillimi i bashkëpunimit në interes reciprok të biznesit me Odat Ekonomike që veprojnë në Maqedoni dhe Odat tjera regjionale dhe më gjërë.
  • Zhvillimi i bashkëpunimit me Odat Ekonomike të Shqipërisë dhe Kosovës si dhe asociacionet tjera të biznesit.
  • Rritja dhe zhvillimi i bashkëpunimit të biznesit të ndërsjelltë me firmat në Shqipëri dhe Kosovë.
  • Zhvillimi i investimeve në mes firmave nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova me investim direkt të kapitalit vetanak.
  • Mbajtja e kontakteve të rregullta në mes biznesit dhe qeverive të Maqedonisë, Shqipërisë, Kosovës dhe më gjërë në lidhje me OEMVP – për përmirësimin legjislativ në drejtim të thjeshtëzimit dhe rritjes së zhvillimit të biznesit në Maqedoni, ashtu që të vendoset praktikë e mire e kontakteve mes biznesit dhe etikës.
  • Informim për interesimin e Ekonomisë së Shqipërisë dhe Kosovës për investim në R. e Maqedonisë dhe anasjelltas.
  • Organizimi i kontakteve me Odat Ekonomike të vendeve ballkanike, organizim të vizitave të biznismenëve të interesuar në të dy drejtimet me të gjitha shtetet e Ballkanit.
  • Zhvillimi i kontakteve me Odat Ekonomike të vendeve europiane, amerikane si dhe në nivel botëror.
  • Pjesëmarrje të biznismenëve-anëtarë të OEMVP-së në delegacionet shtetërore në të dy drejtimet.
  • Pjesëmarrja e biznismenëve-anëtarë të OEMVP-së në forume dhe institucione ekzekutive qeveritare dhe shtetërore në R.M në lidhje me politikën ekonomiko-financiare dhe në legjislacionin juridiko-ekonomik.
  • Mbledhja dhe dhënia e informatatave për organizimin dhe pjesëmarrjen në: seminare, panaire, forume biznesi si dhe ndodhi tjera nga sfera e ekonomisë.
  • Informim lidhur me legjislacionin dhe rregullativën e biznesit, projekte të tenderave, përpunim të biznesplaneve.
  • Infomata komplete për linjat kreditore në vend.
  • Vendosja dhe avansimi i produkteve me cilësi të lartë.

OEMVP-ja do të angazhohet për pjesëmarrje aktive në krijimin dhe realizimin e politikave ekonomike, regjionale, projekteve infrastrukturore si dhe zhvillimin e ndërmarrësisë në vend.

OEMVP-ja do të insistojë të marrë autorizime publike siç janë: çertifikatat, vërtetime, pëlqime dhe leje të ndryshme në fuksion të lehtësimit të biznesit.

Organizimin e takimeve me drekë pune, me kontaktet individuale të njihen në mes veti biznismenët për këmbimin e mendimeve për problemet ekzistuese në veprimin praktik të afarizmit.

Përmbajtja dhe sponzorimi i programeve dhe qëllimeve që i realizojnë shoqatat nga sfera e aktiviteteve të kulturës, edukimit, humanizmit dhe aktiviteteve tjera.

Ju sigurojmë shërbime konsulence dhe përgatitje të biznes planeve, me fokus në mobilizimin e fondeve, planifikim strategjik dhe këshilla, menaxhim i aktiviteteve, trajnime dhe konsultime, hulumtime, analiza dhe facilitim.

Organizojmë trajnime profesionale, auditim, kontroll, verifikim intern, auditim furnitorve, auditim të jashtëm për çertifikim ISO, çertifikim të Standardeve ISO/MKS/EN dhe CE, konsulencë dhe sqarime/verifikim të çertifikatave, zhvillim të biznesit bazuar në ekonominë vendase dhe ndërkombëtare.

Përmes Qendrës për pronësi industriale, Ju ofrojmë mbrojtje të të drejtave të pronësisë industriale në Maqedoni dhe jashtë.

Informacion për panaire, seminare dhe takime bilaterale brenda dhe jashtë vendit (B2B);

OEMVP portfolios së saj i shton edhe një shërbim të ri –  PERFORMANCA AFARISTE me të cilën siguron qasje deri tek informatat afariste.

  Për të qenë në hap me ndryshimet e fundit ligjore, me zhvillimet ekonomike dhe thirrjet publike me interes për biznesin, OEMVP çdo muaj publikon informatorët e saj: JURIS, ECONOMICUS dhe DOBIA.

Përfaqësim, promovim, mbrojtje dhe lobim për interesat e kompanisë suaj;

Analiza financiare të kompanisë sipas kërkesës suaj;

Stimulojmë anëtarët për bashkëpunim në mes veti përmes shërbimit Anëtari për Anëtarin me të cilin promovojmë kompanitë brenda anëtarësisë;

Shërbime administrative;

Desku për shërbime përmes cilit do të jemi në dispozicion për çdo nevojë të kompanive;

Dhënia e çertifikatës së origjinës;

Të tjera.

  • Organizojmë trajnime profesionale për stafin, për përmirësimin e punës, trajnime në kuadër të projektit, info-sesione për anëtarët etj.

Përmes Qendrës për pronësi industriale, Ju ofrojmë mbrojtje të të drejtave të pronësisë industriale në Maqedoni dhe jashtë.

Organizojmë auditim, kontroll, verifikim intern, auditim furnizuedve, auditim të jashtëm për çertifikim ISO, çertifikim të Standardeve ISO/MKS/EN dhe CE, konsulencë dhe sqarime/verifikim të çertifikatave, zhvillim të biznesit bazuar në ekonominë vendase dhe ndërkombëtare.