Home / Publikime / Platforma për zhvillim ekonomik / PLATFORMA PËR ZHVILLIM EKONOMIK TË MAQEDONISË SË VERIUT (2024 – 2027)

PLATFORMA PËR ZHVILLIM EKONOMIK TË MAQEDONISË SË VERIUT (2024 – 2027)

Platforma për zhvillim ekonomik të Maqedonisë së Veriut është dokument zyrtar që parasheh një numër politikash prioritare në formë të reformave permanente dhe masave, të cilat do të kontribuojnë në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të vendit. Platforma për zhvillim ekonomik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, udhëhiqet nga parimet bazë mbi të cilat duhet të krijohet mirëkuptim i ndërsjellë dhe përkrahja e komunitetit të biznesit nga ana e  partive politike në zbatimin e masave të parapara.