Kryesia e OEMVP mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 8-vjetorit të themelimit të Universitetit “Nënë Tereza”. Në këtë ngjarje të veçantë ishin të pranishëm përfaqësues të korit diplomatik, qeverisë, stafit universitar, komunitetit të biznesit.
Rektori i UNT, z. Zeqiri, ndër tjerash, u shpreh se vlerëson shumë mbështetjen e vazhdueshme nga bizneset, duke veçuar kontributin e bizneseve anëtare të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore për ngritjen dhe modernizimin e hapësirave të universitetit.
Kryesia e OEMVP shpreh urimet më të sinqerta Universitetit “Nënë Tereza” për arritjet e jashtëzakonshme gjatë këtyre 8 viteve dhe i dëshiron suksese të tjera të mëdha në zhvillimin e mëtejshëm akademik dhe institucional, me shpresë që gjithë kontributi i dhënë, të kthehet si investim në shoqëri, në vitet që vijnë.





