Home / Lajmet / Lajmet e fundit / OEMVP në takim me koalicionin VLEN. Prezantohet Platforma e Odes për zhvillim lokal

OEMVP në takim me koalicionin VLEN. Prezantohet Platforma e Odes për zhvillim lokal

OEMVP në takim me koalicionin VLEN. Prezantohet Platforma e Odes për zhvillim lokal

14 tetor 2025, Shkup – Në vazhdën e takimeve me subjektet politike në kuadër të fushatës zgjedhore, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore realizoi takim me përfaqësuesit e koalicionit VLEN, në hapësirat e Hotel Actor.

Takimin e hapi U.D. Kryetari i OEMVP, z. Nuhi Aliu, i cili falënderoi përfaqësuesit e koalicionit për pjesëmarrjen dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet sektorit privat dhe pushtetit lokal, me qëllim përmirësimin e kushteve së të bërit biznes.

Gjithashtu, z.Aliu në fjalën e tij, vuri në theks nevojën për ndërhyrje urgjente në infrastrukturën e Zonës Ekonomike të Vizbegut,  dhe trajtimin e saj si prioritet zhvillimor.

Në takim ishin të pranishëm edhe udhëheqësia e Odës, Drejtori ekzekutiv z.Zekiri si dhe anëtarë të Këshillit Drejtues dhe të Këshillit Mbikëqyrës të Odës.

Drejtori Ekzekutiv z. Durim Zeqiri prezantoi Platformën për Zhvillim Ekonomik Lokal, platformë e cila përmban mbi 70 masa prioritare në bazë të së cilët duhet të bëhen reforma thelbësore në sektorë kyç që të krijohet zhvillim ekonomik lokal.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e koalicionit VLEN, theksuan se shumë prej pikave të Platformës së OEMVP-së janë të përbashkëta edhe me platformën e përgjithshme të koalicionit, por edhe me programet zhvillimore të komunave individuale që ata përfaqësojnë.

Anëtarët e OEMVP shpalosën edhe disa prej problematikave me të cilat ato ballafaqohen në komunat e tyre përkatëse, ndër të cilat ishin: nevojën urgjente për mundësim për kyçje në autostradë të zonës së Sarajit, Digjitalizimin e shërbimeve dhe efikasitetin e administratës komunale, ndryshimi i ligjit për ndërmarrjet publike, ku krahas konceptit publiko-privat të lejohet konkurrenca në mes ndërmarrjeve publike dhe private për dhënies e shërbimeve. Gjithashtu, një kërkesë e kahmotshme e OEMVP u kërkua edhe në këtë proces zgjedhor, gjegjësisht Njësia rajonale e Drejtorisë së të ardhurave publike në Shtip të transferohet në Kumanovë.

Ndërkohë, z. Izet Mexhiti potencoi se pikat e tjera të platformës së OEMVP janë në përputhje të plotë me vizionin e decentralizimit dhe janë në funksion të zhvillimit të barabartë ekonomik në të gjithë vendin dhe ndërkaq Zona e Vizbegut  dhe rruga Shkup – Bllacë do të trajtohet me prioritet të lartë.

Po ashtu, z. Bilall Kasami se Komuna e Tetovës tashmë ndodhen në fazë të avancuar për zbatimin e një projekti të digjitalizimit, që do të mundësojë automatizimin e shumë shërbimeve komunale, sidomos në fushën e planifikimit urbanistik.

Në përmbyllje të takimit, U.D. Kryetari i OEMVP, z. Nuhi Aliu, dhe liderët e partive të koalicionit VLEN dhanë deklarata për media, duke shpalosur konkluzat e takimit dhe duke nënvizuar rëndësinë e dialogut të vazhdueshëm ndërmjet sektorit privat dhe përfaqësuesve politikë, si bazë për zhvillim ekonomik dhe shoqëror.