Home / Lajmet / Lajmet e fundit / Kryetari i OEMVP, Mendi Qyra në debat në TVM: Buxheti për vitin 2025 i pranueshëm për biznesin, mbështesim luftën kundër ekonomisë Gri.

Kryetari i OEMVP, Mendi Qyra në debat në TVM: Buxheti për vitin 2025 i pranueshëm për biznesin, mbështesim luftën kundër ekonomisë Gri.

Kryetari i OEMVP, Mendi Qyra në debat në TVM: Buxheti për vitin 2025 i pranueshëm për biznesin, mbështesim luftën kundër ekonomisë Gri.

I pranishëm në debatin me Kryeministrin Hristijan Mickoski të organizuar në TVM, kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri Perendimore (OEMVP) Mendi Qyra, deklaroi tha se Buxheti i Qeverisë për vitin 2025 është i kënaqshëm dhe do të ndihmojë biznesin, nëse zbatohet sipas parashikimeve.

“Mendojmë se buxheti këtë vit më shumë do të kontribuojë në sektorin e biznesit, sidomos tek investimet kapitale. Ku shohim më tepër fitime dhe angazhim të kompanive tona. Investimet kapitale në buxhet janë rritur për 13%, në bazë të asaj se sa janë parashikuar, e që janë parashikuar rreth 820 milion euro. Shpresojmë se këto investime kapitale do të realizohen Gjithashtu. Na gëzon fakti që pjesa më e madhe e këtyre mjeteve janë të dedikuara për projekte infrastrukturore shumë të rëndësishme për  biznesin. Shohim 130 milion euro për Korridorin 8, seksioni Tetovë – Gostivar – Bukojçan dhe për autostradën, Trebenishtë – Strugë – Qafë Thanë, të cilat janë projekte të rëndësishme”, tha Kryetari Mendi Qyra.

Ai theksoi se Qeveria bashkë me bizneset ka kapacitete të bëjmë më tepër sidomos në luftën kundër ekonomisë Gri e cila ka arritur në normë prej 38%. Kreu i OEMVP theksoi. Ai vlerësoi se nëse realizohen paralajmërimet për buxhet prej 250 milion euro për biznesin dhe 250 milion euro shtesë për komunat, menjëherë do të stabilizohet tregu bankar.

“Për faktin që pas ‘Covid-19’ në Maqedoninë e Veriut kishim norma të larta të interesit prej 5%, 5.5%, 6%, 7% e më lartë të cilat ishin barë e lartë për biznesin dhe në bazë të asaj që e dimë kjo linjë kreditore nuk është për çfarëdo investimi me sa kemi  informacione, ka të bëjë për makina prodhimi në fabrika, objekte afariste dhe për investime për përdorim personal. Ne kërkojmë që të zgjerohet përfshirja në këtë linjë sidomos në pjesën e turizmit ku mendojmë se me të vërtetë ka nevojë. Kolegu tha se vijmë nga Struga dhe Ohri Vende të cilat kanë nevojë për investim në hotelieri dhe kapacitete. Gjatë verës kemi deficit të dhomave në gjithë atë rajon dhe qeveria duhet të u mundësojë përmes linjës kreditore atyre që duan, të investojnë. Dhe gjithashtu rrugën nga Kërçova deri në Strugë e Ohër, Ta përshpejtojnë që të përfundohet në 2025-tën, e të mos ngelë në vitin 2026”, tha mes tjerash kryetari i Odës Ekonpmike të Maqedonisë Veri-Perendimore, Mendi Qyra.